Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara, në Sakarya të Turqisë

16 Prill 2019

Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Sakaray të Turqisë. 

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit parasheh bashkëpunim në fusha e aktivitete të përbashkëta hulumtuese, shkëmbimin e studentëve të diplomuar në lidhje me projekte specifike kërkimore, krijimin e aktivitete të përbashkëta, pjesëmarrjen e studentëve në konferenca të organizuara pranë këtij universiteti, etj.. 

Marrëveshja u nënshkrua nga z.rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Shemsedin Vehapi dhe rektori i Universitetit të Sakarya University of Applied Sciences, Mehmet Saribiyik. 

Ndryshe, përfaqësuesit e Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, Fatmir Pireva dhe Nalan Kazaz morën pjesë edhe në konferencën e pestë ndërkombëtare “ICEB’19”, të organizuar në Universitetin e Bursës. Po kështu, organizatorët e Konferencës ICEB, u dakorduan që edicionini i ardhshëm i kësaj konfernce shkencore, ku do të marrin pjesë 15 universitete botërore, do të mbahet në Kolegjin AAB.

 

Share: