Kolegji AAB nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, Shqipëri

7 Qershor 2021

Kolegji AAB dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, Shqipëri, të përfaqësuar nga rektorët përkatës, Dr.Sc. Bujar Demjaha dhe Prof. Dr Kseanela Sotirofski, kanë nënshkruar sot vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit, të mbajtur në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, rektorët përkatës theksuan përfitimet reciproke të dy institucioneve të Arsimit të Lartë, që rrjedhin nga vendosja dhe zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon ndër të tjera, shkëmbim të personelit akademik për mësimdhënie në lëndët e modulet me interes të përbashkët, programe studimi të përbashkëta, kualifikim të personelit akademik, nëpërmjet organizimit të seminareve, workshop-eve, konferencave shkencore, udhëheqjeve shkencore, organizimin dhe hartimin e programeve të përbashkëta, transferimin e studimeve dhe programeve sipas nevojave dhe interesit të përbashkët, bashkëpunimin për botime të përbashkëta akademike dhe periodike, shfrytëzimin e bibliotekave nga personeli akademik dhe studentët e dy institucioneve, etj..

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, është themeluar në vitin 2006. Në kuadër të këtij institucioni veprojnë 6 fakultete, ndërsa numëron rreth 20 mijë studentë në të tre ciklet e studimit.

Share: