Kolegji AAB nis vitin akademik 2023/24, studentët mirëpriten në sallat e ligjëratave

9 Tetor 2023
AAB College starts the academic year 2023/24, students are welcome in the lecture halls

Në Kolegjin AAB sot ka filluar viti i ri akademik 2023/24, kurse studentët janë mirëpritur dhe shoqëruar në sallat e ligjëratave nga Unioni i Studentëve.

Dita e parë për disa nga ta përveç e rëndësishme ishte e mbushur me emocione dhe shpresa për fillimin e ri.

Andaj për ju studentët tanë të dashur tanimë ka nisur rruga drejt njohurive, aventurave dhe kujtimeve të pafundme që ju presin. Mirë se vini në një faqe të re të jetës tuaj – lini gjurmë të paharrueshme!

Suksese dhe shëndet!

Share: