Kolegji AAB organizon edicionin e dytë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2023

2 Maj 2023
AAB College organizes the second edition of the AAB Career and Employment Fair 2023

Kolegji AAB më 19 e 20 maj 2023, në bashkëpunim me dhjetëra kompani, institucione e organizata do të organizojë edicionin e dytë të Panairit të Karrierës dhe të Punësimit, në kampusin e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Panairi do jetë një mundësi shtesë për studentët e Kolegjit AAB dhe kompanitë e shumta pjesëmarrëse, të cilat do të prezantojnë veprimtarinë e tyre duke iu ofruar studentëve mundësinë për punë praktike dhe punësim. Edicioni i parë i panairit që u mbajt vitin e kaluar pati një sukses të jashtëzakonshëm me rreth 50 kompani pjesëmarrëse e mijëra vizita nga studentët.

Panairi do të jetë i hapur me 19 dhe 20 maj nga ora 10.00 deri në orën 15.00.

Share: