Kolegji AAB pajiset me Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë

30 Qershor 2023
AAB College is equipped with the Erasmus Card for Higher Education

Komisioni Evropian ka informuar Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zyrën për Zhvillim të Projekteve se Kolegjit AAB, për herë të parë në Kosovë, i është dhënë Karta Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE) për periudhën 2021-2027. 

ECHE është një dokument i lëshuar nga Komisioni Evropian që siguron pjesëmarrjen e Kolegjit AAB në programin Erasmus si dhe përcakton kornizën për menaxhimin e aktiviteteve të programit Erasmus.

AAB është një nga institucionet që ka marrë pjesë në programin Erasmus për vite me rradhë dhe ne jemi krenarë për rrjetin tonë të gjerë të partnerëve, si dhe studentët dhe stafin që kanë fituar përvoja ndërkombëtare falë këtij programi.

Share: