Kolegji AAB partner në implementimin e projektit “Discover STEM for Her Kosovo”

9 Qershor 2021

Dy profesorë të Kolegjit AAB, Prof.ass.dr.Arianit Maraj dhe Prof.ass.dr.Albulenë Kastrati, që të dy Fulbright Alumni, kanë fituar projektin “Discover STEM for Her Kosovo”, në kuadër të thirrjes së KUSA (Kosovo United States Alumni) në programin për grante të vogla.

Ky projekt i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe i administruar nga KUSA, u zhvillua në partneritet me Kolegjin AAB, ndërsa ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit te vajzat për përfshirjen e tyre në profilet e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Udhëheqësit e projektit, tregojnë se në kuadër të këtij projekti, deri tani janë mbajtur trajnime vetëdijesuese në gjashtë shkolla të mesme në dy komuna, Rahovec në tri shkolla dhe në Kamenicë po ashtu në tri shkolla të mesme.

Përveç kësaj, njëra nga shkollat e mesme të Komunës së Kamenicës që janë përfshirë në këto trajnime, i përket minoritetit serb.

Projekti është drejt përfundimit, ndërsa në mbyllje të tij do të organizohet edhe një punëtori e cila do të zhvillohet në Kolegjin AAB, e ku krahas financuesve dhe administruesve të projektit, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, por edhe përfaqësuese gra të industrisë përkatëse.

Share: