Kolegji AAB partner në Konferencën e pestë Ndërkombëtare të Arsimit dhe Kulturës në Gjuhën e Huaj

13 Dhjetor 2022

Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, ka marrë pjesë për herën e tretë me radhë si partner në Konferencën e pestë Ndërkombëtare të Arsimit dhe Kulturës në Gjuhën e Huaj. Kjo konferencë u mbajt në Durrës, ndërsa u organizua nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Përveç rolit në angazhimin drejt qëllimit të konferencës, kjo shërbeu edhe si pikëtakim për përfaqësues të shumë universiteteve partnere nga shtete si: SHBA, Itali, Kroaci, Kosovë, Indi etj.

Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, dr. Aida Alla, prezantoi prioritetet dhe aktivitetet shkencore të fakultetit që udhëheq, duke i ftuar të pranishmit në konferencat e radhës.

Përveç dekanes, në këtë konferencë morën pjesë edhe stafi akademik i Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, si Toska Haxhidauti dhe Eriona Ajvazi, të cilat morën vlerësime pozitive nga kolegët e tyre, duke shpresuar për bashkëpunime tjera edhe në të ardhmen.

Share: