Kolegji AAB prin bindshëm në Webometrics si më i miri institucion jopublik në vend

2 Shkurt 2022

Ranglista prestigjioze e universiteteve, Webometrics, ka publikuar rangimin e janarit 2022. Edhe në këtë edicion janë përfshirë institucionet akademike të arsimit të lartë të Kosovës, ku sipas rezultateve Kolegji AAB bindshëm mbetet institucioni më i mirë jopublik në Kosovë.

AAB është ranguar si ndër institucionet më të mira edhe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë në trojet shqiptare.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i Kolegjit AAB, duke mbajtur primatin e më të mirit në mesin e institucioneve jopublike të arsimit të lartë në trojet shqiptare, për disa vjet me radhë, ka ardhur si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm në fushën e hulumtimit shkencor dhe në ngritjen e cilësisë në të gjitha sferat.

Webometrics është ranglistë e grupit hulumtues Cybermetrics Lab, që është pjesë e institucionit më të madh kërkimor publik në Spanjë, Këshillit të lartë për kërkime shkencore (CSIC). Rezultatet shpallen dy herë në vit, në janar dhe në korrik ndërsa në të përfshihen mbi 31 mijë universitete botërore.

Share: