Kolegji AAB shënjestër e maturantëve që në ditën e parë të Panairit të Edukimit 2019

17 Prill 2019

Në Panairin e Edukimit 2019, që po mbahet në Pallatin e Rinisë, e ku po prezantojnë ofertat e tyre akademike dhjetëra institucione arsimore, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga rajoni dhe nga universitete ndërkombëtare, pa dyshim stenda më e vizituar vazhdon të mbetet ajo e Kolegjit AAB.

Qysh në orët e para të Panairit, qindra maturantë ndalesën kryesore të tyre e kishin stendën e Kolegjit AAB, ku krahas prezantimit të programeve studimore, po prezantohen edhe mundësitë e shumta për bursa shkollore dhe ofertat dhe mundësitë për regjistrim të hershëm.

Dita e parë e panairit, ka rezultuar me qindra aplikacione të maturantëve, të cilët pa hezitim e thonë se AAB është ndryshe nga të tjerët.
Ndërkohë që Panairi i Edukimit vazhdon edhe sot, maturantët nga të gjitha shkollat e mesme të cilët vitin e ardhshëm akademik do të fillojnë studimet universitare, edhe sot do të mund të plotësojnë aplikacionet për regjistrim të hershëm dhe të sigurojnë vendin e tyre për studime.

Po kështu, të gjithë të interesuarit mund të mësojnë më shumë edhe për ofertat e Shkollës Profesionale Gjermane, Institutit AAB për Kontablistë dhe Auditorë të Certifikuar apo edhe për më të vegjlit – ofertat dhe mundësitë e shkollës 12 vjeçare, The British School of Kosova.

Share: