Kolegji AAB shënon Ditën Botërore të Librit

21 Prill 2018

Të nderuar studentë,

kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në organizimet e Kolegjit AAB për shënimin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit.Në shënim të kësaj dite, Kolegji AAB bashkë me Shtëpia Botuese AAB Press dhe Biblioteka Universitare e Kolegjit, do të organizojnë këto aktivitete:

–  Promovimi i 5 librave të rinj, botime të AAB Press

  1. Arsim Bajrami & Florent Muçaj – E drejta Kushtetuese
  2. Hajdin Abazi – Shkenca në (R)Evolucion
  3. Jusuf Osmani & Asllan Murati – Fehrat Bej Draga shembull atdhetarie
  4. Burim Etemaj – Diplomacia bashkëkohore dhe mediat
  5. Veton Vula & Mensut Ademi – Krimi Kompjuterik

– Themelimi dhe ndarja e Cmimit “Masar Stavileci”, për lexuesit e dalluar të Bibliotekës Universitare të AAB-së

– Fillimi i kampanjës së Bibliotekës Universitare “Dhuro një libër – ndrit shumë mendje”

Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Bibliotekës së Kolegjit AAB, të hënën më 23 prill 2018, duke filluar nga ora 11.00.

Ju mirëpresim!

Share: