Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Thomas More University, Belgjikë

23 Prill 2023
AAB College announces open call for student exchange at Thomas More University, Belgium

Ftohen studentët e Kolegjit AAB, të aplikojnë për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Science – Belgjikë, për semestrin dimëror 2023/24.

Kriteret për aplikim janë si vijon:

Të gjithë studentët që përmbushin këto kritere dhe janë të interesuar për aplikim, duhet të plotësojnë formën: https://forms.gle/Zxax47cCHqFdnpzBA

Data e fundit për aplikim: 27.04.2023, ora 11:00.

Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+ dhe studentët që aplikojnë duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, dhe qëndrimit në Belgjikë. Studentët lirohen nga pagesa e semestrit në Thomas More University of Applied Sciences dhe paguajnë vetëm shpenzimet e semestrit në kolegjin AAB. Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Thomas More University of Applied Science, në programin Interior Design, duke ndjekur linkun https://www.thomasmore.be/en/exchange-programmes/exchange-programme-interior-design

Share: