Kompania “Appbites ShPK” i shtohet listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

24 Tetor 2020

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe Kompania “Appbites Shpk”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, duke e shtuar këtë kompani në listën e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të këtij fakulteti.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit e cila ka për qëllim realizimin e punës praktike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në “Appbites Shpk”, u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues i “Appbites Shpk” Arianit Pajaziti.

Dekani Qarkaxhija falënderoi drejtorin Pajaziti për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, duke thënë se AAB do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.

Share: