Kosova do të përfaqësohet në EUFA (European University Film Award) nga studentët e Kolegjit AAB

21 Shtator 2020

Programi i Produksionit në kuadër të Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, është bërë anëtar i rregullt i EUFA (European University Film Award), që është organizëm i krijuar nga European Film Academy dhe Filmfest Hamburg.Kjo iniciativë e themeluar që nga viti 2016 është krijuar me qëllim të përfshirjes së një audience më të re në përhapjen e “idesë evropiane” dhe frymës së kinemasë evropiane tek një audiencë studentësh universitarë. Po ashtu kjo nismë ka për qëllim të mbështesë përhapjen e filmit, edukimin për filmin dhe kulturën e debatit.Kolegjit AAB tashmë është përfshirë në mesin e 25 universiteteve nga 25 shtete, si: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Britania e Madhe.

Sipas traditës, nga filmat artistikë dhe dokumentarë, pjesëmarrës në European Film Academy, bëhet përzgjedhja e pesë filmave për të cilët studentët e të gjitha universiteteve anëtare të EUFA, mblidhen, diskutojnë, analizojnë dhe votojnë për shpërblimin e EUFA.Studentët e Kolegjit AAB, do të mentorohen nga profesori Fatos Berisha, i cili është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.

Pranimi i Kolegjit AAB në këtë organizëm shihet si një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar aftësitë akademike të studentëve, për të gërshetuar studimet e tyre me pjesën praktike analitike dhe për të krijuar lidhje të reja me studentë dhe kolegë ndërkombëtar.

Share: