Kosovo Generation Unlimited hap programin për punë praktike për studentët e Kolegjit AAB

14 Dhjetor 2022

Kosovo Generation Unlimited, ka hapur programin për punë praktike për studentët e Kolegjit AAB, në kuadër të implementimit të një projekti. Programi ofron punë praktike për studentët e Kolegjit AAB, të cilët duan të krijojnë përvojë pune në mjedise profesionale, ndërkohë duke marrë pjesë edhe në trajnime të ndryshme në rrugëtimin e tyre.

Kjo punë praktike ofrohet për të gjithë të rinjtë nga mosha 16-24 vjeç dhe zgjat 3 muaj, ku praktikantët do kompenzohen me 170 euro në muaj.

Në lidhje me detajet rreth punës praktike dhe mënyrës së kompenzimit vizitoni platformën online: kosovogenu.com

Share: