Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, vizitë zyrtare në Turqi

14 Qershor 2017

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, së fundmi ka qëndruar për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë, e cila ka marrë pjesë në aktivitetin e projekteve finale studentore të Universitetit të Gazit dhe është takuar me një pjesë të stafit për hulumtime të përbashkëta shkencore.

Ne mes tjerash, Krenare Çerkini, vizitoi Universitetin e TED si dhe Middle East Technology University (METU), ku pati rastin të takohet me dekanen e Departamentit të Edukimit, ku biseduan rreth jetës dhe angazhimeve studentore të atij universiteti.

Krenare Çerkini shtoi se vizita të tilla premtojnë bashkëpunime në të ardhmen, shpresë të përfshirjes së studentëve tanë dhe shkëmbimit të përvojave me njëri- tjetrin.

Share: