Kujdesi për ambientin ku jetojmë është përgjegjësi dhe detyrë e secilit

23 Prill 2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, në Kolegjin AAB u zhvillua diskutimi për kujdesin ndaj ambientit dhe mjedisit ku jetojmë, duke trajtuar këtë temë të rëndësishme e cila kërkon angazhimin e të gjithëve. Të ftuar ishin Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Bujar Demjaha dhe Drejtori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, z. Luan Hasanaj. Rektori z. Demjaha duke folur për rëndësinë e kësaj dite, theksoj se kërkohet angazhim i përbashkët dhe vetëdijësim i përgjithshëm, jo vetëm i shoqërisë, por sidomos i institucioneve të vendit, për të siguruar një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Rektori ju bëri thirrje të gjithë studentëve që të mendojnë për ambientin jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, por në vazhdimësi. Ai theksoj se instituconet arsimore duhet ta kenë pjesë të trajtimi të përditshëm, kujdesin ndaj ambientit, pastërtinë dhe mjedisin e shendetshëm. Ndërkaq, Drejtori i “Let’s Do It Kosova”, z. Hasanaj foli për projektet e kësaj Organizate. Ai theksoj iniciativën që kanë ndërmarrë ata për herë të parë në Kosovë, që është “Dita e Pastrimit Digjital” e cila synon të sjellë vëmendjen e botës tek mbeturinat virtuale – digjitale, për të cilat rrallë herë na shkon mendja se janë “mbeturina”, e që edhe ky lloj mbeturinash ka ndikim në mjedis dhe në jetën tonë të përditshme përmes konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë. Fjala është për aplikacionet e ndryshme, skedarët, fotografitë, videot, etj, që zënë vend në paisjet tona digjitale (smartphones, laptopë, kompjuterë, etj.) si të papërdorura, të vjetëruara apo të papërditësuara. Drejtori z. Hasanaj foli edhe për një sërë projektesh të rëndësishme që kanë realizuar në të kaluarën dhe ato të cilat planifikojnë t’i realizonë në të ardhmen. Sipas tij bashkëpunimi me institucione është i domosdoshëm, por edhe vetëdija qytetare duhet patjetër të shënojë ngritje në raport me përgjegjësinë për ambientin dhe kujdesin për një mjedis të pastër e të shëndetshëm.

Kujdesi për ambientin ku jetojmë është përgjegjësi dhe detyrë e secilitNë Ditën Ndërkombëtare të Tokës, në Kolegjin…

Posted by Kolegji AAB on E mërkurë, 22 April 2020

Share: