Ligjëratë speciale me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

29 Mars 2018

Të nderuar studentë

kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e organizuar nga Kolegji AAB me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me temën “Qeverisja lokale me theks të veçantë Komuna e Ferizajt”.

Ligjërata do të mbahet të mërkurën, më 4 prill 2018, nga ora 11: 00, në mjediset e Bibliotekës së Kolegjit AAB, Kampusi në Ferizaj.

Ligjërata është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

Share: