Ligjëratë speciale nga Prof. Dr. Burçak Gümüs për studentët e Kolegjit AAB

4 Korrik 2022

Fakulteti i Radiologjisë të Kolegjit AAB në bashkëpunim me Poliklinikën AMD organizuan ligjëratë speciale me prof. dr. Burçak Gümüs, specialist i radiologjisë intervente. Ai në këtë ligjëratë ndau përvojat e tij personale që i kishte me pacientë ndër vite.

Ligjërata zgjoi vëmendje të shumë sudentëve të Fakultetit të Radiologjisë si dhe doktor specialistë të fushave te ndryshme te mjekësisë që ishin prezent. Vlen të theksohet se prof. dr. Burçak Gümüs ështe ndër të paktit që realizon intervenime unike në radiologji, prandaj emri i tij është i njohur edhe ndërkombëtarisht.

Profesori Gümüs gjatë kësaj kohe poashtu ka realizuar edhe 30 vizita në Poliklinikën AMD tek pacientët me probleme të ndryshme. Ai u shpreh mjaft mirënjohës dhe i nderuar me pritjen nga bashkëpuntorët. 

Share: