Maskat me logo të Kolegjit AAB, produkt i studentëve të Dizajnit të Modës, për stafin e AAB-së

16 Qershor 2020

Studentët e Dizajnit të Modës të Kolegjit AAB, tashmë kanë filluar të konkretizojnë njohuritë e fituara profesionale.

Në këtë periudhë kur vazhdojmë të jemi të rrezikuar nga përhapja e virusit korona, studentët e këtij programi kanë ndërmarrë një iniciativë për qepjen e maskave për stafin e AAB-së, nën mbikëqyrjen e prof.Neki Morina.

“Natyrisht që është mirëpritur kjo ide si nga ana ime ashtu edhe nga studentët, jemi duke u përpjekur që brenda ditës t’ i kemi gati mbi 250 maska që do iu ofrohen për përdorim stafit që janë vazhdimisht në punë. Me vullnetin e mirë të studentëve dhe me dëshirën për të kontribuar në situatën në të cilën jemi, u jemi rikthyer pajisjeve tona të punës këtu në Fakultetin e Arteve për të finalizuar qepjen e maskave”,

tha ndër të tjera prof. Morina.

Një nga studentët e angazhuar për qepje të maskave, u shpreh se me ndihmën e profesorit dhe kushteve të punës në AAB nuk ishte i vështirë tërë ky proces.

“Edhe gjatë periudhës së izolimit kam punuar maska për qytetarët dhe jam në dijeni të punës për realizimin e tyre. Është kënaqësi që në situata si këto të arrijmë të kontribuojmë diçka nga profesioni jonë i ardhshëm dhe në të njëjtën kohë të praktikojmë atë qe jemi duke e mësuar përgjatë studimeve”, tha studenti Ramiz Salihu.

Derisa po kërkohet edhe më tutje respektimi i masave dhe distances fizike, ky kontribut i studentëve do të thotë shumë për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin nga virusi COVID-19.

Share: