Maturantët e gjimnazit “Hivzi Sulejmani” trajnohen për gjuhën programuese “Java” në Kolegjin AAB

13 Shkurt 2024
Graduates of the high school "Hivzi Sulejmani" are trained in the programming language "Java" at the AAB College

Sot kanë filluar trajnimet disa javore për gjuhën programuese “Java” të cilat do të mbahen me maturantët e gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, të organizuara nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Dekani i këtij fakulteti Jusuf Qarkaxhija ka përshëndetur nxënësit duke shtuar se trajnimet për një gjuhë programuese të rëndësishme siç është “Java” do i përgatis secilin nga ta që dëshiron të filloj studimet në shkencat kompjuterike.

Nxënësit e pranishëm ishin në numër të madh, ndërsa dy ligjërueset Agnesa Bajgora dhe Donjeta Bajgora shprehën kënaqësinë që do i shoqërojnë gjatë këtyre trajnimeve, me bindjen se ata do zotërojnë njohuritë që marrin dhe do kuptojnë nga një këndvështrim tjetër mënyrat se si funksionon teknologjia.

Të njëjtat trajnime janë zhvilluar edhe para pak kohësh me nxënësit e shkollës të mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”.

Share: