Maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”, bashkërisht me një pjesë të mësimdhënësve të tyre, sot vizituan ambientet e degës së Gjakovës të Kolegjit AAB.
Qëllimi i vizitës ishte që maturantët të njoftohen me kushtet e studimit që ofrohen në Kolegjin AAB, jo vetëm në degën e Gjakovës por edhe në dy qendrat të tjera; si në Prishtinë dhe në Ferizaj.
“Gjatë kësaj vizite, maturantët përveç programeve të studimit, u interesuan gjithashtu edhe për punën praktike. Ata në fund u ndanë të kënaqur me të gjitha kushtet që ofron ky institucion” , tha drejtori i degës, Jusuf Qarkaxhija.