Maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” vizituan Kolegjin AAB, dega në Gjakovë

28 Prill 2017

Maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”, bashkërisht me një pjesë të mësimdhënësve të tyre, sot vizituan ambientet e degës së Gjakovës të Kolegjit AAB. 

Qëllimi i vizitës ishte që maturantët të njoftohen me kushtet e studimit që ofrohen në Kolegjin AAB, jo vetëm në degën e Gjakovës por edhe në dy qendrat të tjera;  si në Prishtinë dhe në Ferizaj. 

“Gjatë kësaj vizite, maturantët përveç programeve të studimit, u interesuan gjithashtu edhe për punën praktike.  Ata në fund u ndanë të kënaqur me të gjitha kushtet që ofron ky institucion” , tha drejtori i degës,  Jusuf Qarkaxhija.

Share: