Mbahet seminari “Motivimi në karrierë” – Interesim i madh nga studentët e Kolegjit AAB

7 Dhjetor 2023
The seminar "Motivation in career" is held - Great interest from the students of AAB College

Sanija Murati nga OJQ “Lady” dhe Bajram Fusha nga “Besa Consulting” kanë ndarë përvojën e tyre profesionale mbi dhjetëvjeçare për studentët e Kolegjit AAB, që ishin në numër të madh.

Tema e seminarit ishte “Motivimi në karrierë” e organizuar nga Qendra për Karrierë, ku u shpalosën përvoja e rrëfime nga dy të ftuarit. Përveç kësaj ata motivuan studentët për të ardhmen e tyre dhe ndikimin që mund të kenë në shoqëri, familje e institucione.

Sanije Murati tregoi në lidhje me të arriturat e shumta që kanë shënuar gratë në Kosovë ndër vite, e për këtë ajo ishte ftuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA’ve ku përfaqësoi denjësisht ato për t’i treguar botës për sukseset e tyre.

Ndërsa Bajram Fusha përveç ekspert në fushën e ndërmarrësisë, foli edhe për trajnimet e shumta që ka mbajtur deri tani, një nga to për motivimin në karrierë. Ai tha se secili individ duhet të njoh veten, aftësitë dhe atë çfarë përfaqëson por mbi të gjitha të ndjehet i vetëkënaqur me ambiciet që synon në të ardhmen.

Share: