Mbi 1400 studentë të Kolegjit AAB fillojnë kurset online të gjuhës angleze

11 Prill 2020

Në diskutimin online të organizuar sot nga Kolegji AAB, live përmes facebook u diskutua për rëndësinë e gjuhës angleze dhe për promovimin e kurseve online.

Për të folur për këtë temë të ftuar ishin Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze Dr. Sc. Aida Alla dhe studentja tashmë mësuese vullnetare e gjuhës angleze, znj. Marigona Zejnullahu.

Panelistet për gjatë gjithë diskutimit u janë përgjigjur pyetjeve live të studentëve, duke folur për rëndësinë e madhe që ka gjuha angleze për perspektivën e të rinjëve si për komunikim ndërkulturor, për punësim, për hulumtime online, për avancim akademik por edhe për informim të drejtë, pasi përmes kësaj gjuhe mund të kemi qasje në mediat ndërkombëtare dhe të lexojmë apo degjojmë lajme nga burimet primare.

Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB duke ditur rrethanat në të cilat gjendemi për shkak të pandemisë COVID-19, ka vendosur që të ju ofroj studentëve këtë mundësi që pavarësisht vetizolimit, të shfrytëzojnë kohën për avancimin e njohurive të gjuhës angleze deri në disa nivele.

Share: