Mbledhja simulative e Këshillit të Ministrave të BE-së, në kuadër të Konferencës Model European Kosova 2017

2 Qershor 2017

Të shtunën, më 03 qershor 2017, nga ora 10:00, në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, objekti I, do të mbahet mbledhja simulative e Këshillit të Ministratave të BE-së, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare studentore “Model European Union Kosova 2017”.

Modeli i Bashkimit Europian, gjithashtu i njohur si MEU është një konferencë simulimi ndërkombëtare, e procesit legjislativ të Kombeve të Bashkuara, e cila synon që të lidhë të rinjtë nga e gjithë Evropa për të mësuar në lidhje me funksionimin e brendshëm të BE-së dhe procedurave të saj legjislative.

Konferenca është organizuar nga Instituti iCHAT në bashkëpunim me BETA e.V. dhe në partneritet me Kolegjin AAB.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje janë rreth 150 studentë, nga të cilët rreth 100 ndërkombëtarë.

Share: