Me 12 maj do të mbahet kursi i radhës në kuadër të EVP në Kolegjin AAB

2 Maj 2023

Me datën 12 maj në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional do mbahet kursi i radhës me temën “Roli i infermierit në menaxhimin e medikamenteve dhe siguria e pacientit”. Edhe ky kurs është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese.

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë kurs kanë të gjitha profilet shëndetësore dhe ato jo-shëndetësore. Pagesa për studentët është 10 euro kurse për profilet e tjera është 15 euro, por fillimisht duhet të aplikoni në linkun: https://aab-edu.net/evp-edukimi-i-vazhdueshem-profesional/, pastaj do pranoni email të aplikimit dhe pagesën e cila realizohet në këtë numër xhirollogarie: TEB 2014 0000 0848 9233.

Pagesa duhet të dorëzohet më pas si kopje fizike te zyrja e asistentëve të infermierisë jo më larg se një ditë para trajnimit, apo përmes emailit: [email protected], jo më larg se dy ditë para datës së trajnimit. Kursi mbahet në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, pjesëmarrja është e limituar!

Share: