Me datat 15 dhe 16 mars mbahet edicioni i tretë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2024

26 Shkurt 2024
On March 15 and 16, the third edition of the Career and Employment Fair AAB 2024 will be held

Në Kolegjin AAB me datat 15 dhe 16 mars 2024 do të mbahet edicioni i tretë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit, që vjen pas dy edicioneve paraprake tejet të suksesshme dhe me rezultate të dukshme.

Ky panair do të ofrojë edhe këtë herë mundësinë që studentët dhe punëdhënësit të kenë kontakte të drejtpërdrejta, rrjedhimisht të informohen për punë praktike ose punësim.

Dhjetëra kompani pjesëmarrëse do të takohen me të interesuarit në mënyrë që të paraqesin ofertat e tyre për tregun e punës, duke pasur parasysh se herave të kaluara organizimet e tilla kanë rezultuar me punësim të shumë studentëve nga Kolegji AAB.

Share: