Me ekspozitën tradicionale të studentëve, filloi Manifestimi më i madh universitar në Kosovë, “Ditët e AAB-së, 2015”

19 Maj 2015

Në një ceremoni solemne, në ambientet e institucionit të arsimit të lartë universitar  AAB, në Prishtinë, u hap edicioni i VIII-të, i manifestimit më të madh universitar në Kosovë, “Ditët e AAB-së, 2015”.

Hapjen zyrtare të”Ditëve të AAB-së, 2015”, e bëri rektori prof. dr. LulzimTafa, i cili foli për historikun e AAB-së, dhe mundësitë që ofron ky institucion i lartë arsimor. “Më lejoni që të shpall të hapur edicionin e teetë, të manifestimit tradicional më të madh universitar në Kosovë  “Ditët e Kolegjit AAB, 2015”, i cili manifestim organizohet në çdo përvjetor të themelimit të institucionit të lartë arsimor të parë në Kosovë nga sektori jopublik. Tanimë po bëhet një dekadë e gjysmë e punës sonë në fushën edukative shkencore. Në këtë vit akademik AAB-së iu bashkuan edhe 6.000 studentë, 6.000 të rinjë e të reja nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, duke i lidhur ëndrrat dhe fatet e tyre me ne”, tha Tafa.

Rektori Tafa, shtoi se për një dekadë e gjysmë AAB u bë institucioni arsimor më i madh dhe më cilësor jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon nga sektori jo publik. “Si rezultat i shtimit të numrit të studentëve për çdo vit, ne jemi duke i zgjeruar vazhdimisht kampuset tona.  Përveç objekteve ekzistuese, si në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë,  nga ky vit akademik ne do të kemi edhe një objekt universitar, punimet në ndërtimin e të cilit po zhvillohen me intensitet të shpejtë, e që do të njihet si AAB-7 apo 7- shi”, tha rektori LulzimTafa.

Në kuadër të programit të hapjes së “Ditëve të AAB-së, 2015”, sot u hap edhe ekspozita kolektive e studentëve të arteve pamore në AAB, kurator i së cilës është prof. Fitim Aliu. Ekspozitën e shpalli të hapur profesori ShyqeriNimani: “Ekspozita të cilën këtë vit po e prezantojmë, pasurohet edhe edhe me disa seksione të tjera të cilat kanë të bëjnë me përgatitjen e librit, grafikën reklamuese, multimedia, pastaj ajo që është më e re, këtë vit, për herë të parë paraqiten punimet e degës së “Fashion Design”, pra Dizajnit të Modës, të cilat gjithashtu kanë një nivel të kënaqshëm dhe mund të them se stafi mësimor i këtij fakulteti ka qenë shumë i angazhuar që studentët në këto gjashtë vitet e fundit, pra në këto dy gjenerata të cilat janë të akredituara në Dizajnin Grafik, në tetor do të të fillojmë dhe me studimet master me që besoj se jemi shumë afër që të akreditohemi”, tha Nimani.

Studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Arteve të këtij institucioni kanë ekspozuar punime të shumta nga të gjitha gjinitë e arteve pamore: arkitekturë, ilustrim, grafikë, grafikë reklamuese, multimedia, fotografi, pikturë, vizatim, art konceptual etj. Hapja e manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, është përcjellë edhe me një program artistik me pika të zgjedhura muzikore, interpretuar nga studentët e Fakultetit të Muzikologjisë të AAB-së dhe korit AAB.

Ekspozita do të mbetet e hapur gjatë tërë periudhës sa zgjat manifestimi “Ditët e AAB-së, 2015”, ndërsa gjatë këtij edicioni do të organizohen aktivitete të shumta shkencore, studimore, artistike dhe sportive. 

Share: