Dy ish studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, Melisa Osmani dhe Betim Hyseni, janë rikthyer sërish në hapësirat ku përfunduan suksesshëm studimet për të treguar mbi përvojën e punës tashmë.
Melisa Osmani, që tani është futbolliste e njohur në Kosovë, shpalosi rrugën që ndoqi për t’u bërë një nga lojtaret më të mira, duke shtuar se tani është në përfundim të kursit për trajnere të FIFA.
Betim Hyseni, tjetër ish student i Kolegjit AAB, tha se tani ushtron detyrën e profesorit në ASK dhe çdo ditë e vëren ndikimin e rëndësinë e studimeve.
Të dy thanë se meritat e Kolegjit AAB për sukseset e tyre të tanishme zënë një vend të veçantë, madje ata treguan edhe për eksperiencën që patën si përfitues të programit Erasmus+, ku vazhduan semestrin veror në një nga universitetet më prestigjioze në Evropë, atë të Masaryk, Çeki.
Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB, javët e fundit ka sjellur ish studentë të cilët haptazi pranojnë të ndajnë përvojat, sfidat, e sukseset që kanë shënuar gjatë studimeve dhe pas tyre.