Menjëherë pas studimeve në Fakultetin e Komunikimit Masiv, Doriona Veliu, punësohet në Kolegjin AAB

27 Qershor 2019

Doriona Veliu është emri tjetër i cili këtë vit i’u bashkua listës së stafit profesional në Kolegjin AAB. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Komunikimit Masiv në degën e Gazetarisë, ndërsa pas performancës së treguar gjatë studimeve ajo tashmë në AAB kontribuon si punëtore e rregullt.

Doriona tregon se zgjedhja për studime universitare nuk është e lehtë, mirëpo kur ke një opsion studimi si Kolegjin AAB, kjo dilemë nuk ndodh.  Ajo falënderon stafin akademik të Fakultetit të Komunikimit Masiv, për të cilët thotë se nuk kanë hezituar asnjëherë të ofrojnë mësime shtesë, praktika profesionale e aktivitete të ndryshme.

“Falënderoj Kolegjin AAB dhe të gjithë ligjëruesit që gjatë studimeve na kanë dhënë njohuri të mjaftueshme për të vazhduar me lehtë në tregun e punës. Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB më ka lehtësuar rrugën time drejt suksesit. Jam tejet mirënjohëse ndaj AAB-së”, u shpreh Doriona.  

Ajo përfundoi duke thënë se të gjithë ata që dëshirojnë që në të ardhmen të kenë suksese në punë dhe profesionin që kanë zgjedhur, të bëhen pjesë e studimeve në Kolegjin AAB.

Share: