Dekani i Fakultetit Juridik i Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj, mori pjesë në programin “Erasmus+ Staff Training Mobility” në Universitetin e Masarykut në Brno të Republikës Çeke.
Gjatë kësaj jave, Prof. Lecaj ishte pjesëmarrës në punëtori dhe sesione mbi tema akademike dhe kulturore, ku prezantoi Kolegjin AAB para një audience ndërkombëtare, ndau përvoja me kolegë nga vende të ndryshme dhe u angazhua në aktivitete rrjetëzimi, si shkëmbimi i studentëve, stafit akademik dhe mundësi në publikime të përbashkëta shkencore.
Takimet dhe diskutimet e zhvilluara gjatë programit u fokusuan gjithashtu në identifikimin e mundësive për bashkëpunime të ardhshme ndërinstitucionale, krahas aktiviteteve të tjera shkencore dhe kulturore.