Mevlana Exchange Programme, hap thirrjen për aplikim për vitin 2019/20

Të nderuar studentë dhe staf akademik,

ju njoftojmë se Mevlana Exchange Programme  ka hapur thirrjen për aplikim të studentëve dhe stafit akademik për vitin akademik 2019-20.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur procedurën e aplikimit në dosjen “Application / Schedule and Information Pack for International Offices” për programin e shkëmbimit të studentëve “Mevlana Exchange Programme”.

Për vitin akademik 2019-2020 shtetet janë të kategorizuara sipas fushave të studimit nga Këshilli i Edukimit të Lartë të Turqisë (CoHE / YÖK). Procedurën e listës mund ta gjeni në dosjen “Aplikimi / Orari dhe Paketa Informative”.

Disa informacione për pikat kyçe të lëvizshmërisë së shkëmbimit.

  1. Kërkesa për aplikim bëhet një herë në vit në fillim të çdo viti dhe mbulon të dy semestrat e vjeshtës dhe pranverës, që do të thotë se nuk do të ketë mundësi për aplikim tjetër deri në vitin e ardhshëm (shkurt, 2020). Mevlana Exchange Programme, do t’ u japin informacionet e nevojshme të kandidatëve Këshillit të Arsimit të Lartë (CoHE) ku dhe do të merret vendimi përfundimtar. Pas kësaj, kandidatët e pranuar do të njoftohen përmes web faqes. Të nominuarit do të mund të fillojnë studimet në shtator 2019 për semestrin e vjeshtës dhe në shkurt të vitit 2020 për semestrin e pranverës. Nëse kandidatët dëshirojnë të studiojnë gjatë të dy semestrave, ata mund të marrin bursën Mevlana për vetëm njërin semestër (4 muaj), që do të thotë se ata duhet të vazhdojnë semestrin tjetër pa bursë.
  2. Aplikimi zgjat deri më 28 shkurt 2019.
  3. Aplikimet që do të dërgohen pas periudhës së aplikimit NUK do të pranohen.
  4. Për aplikim nevojitet certifikata e notave, dëshmia për aftësitë gjuhësore, protofoli akademik.
  5. Aplikimi bëhet përmes Zyrës së Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Kolegji AAB, kati i tretë, prof.ass.dr. Venera Llunji ([email protected]).

 

Suksese!

Mevlana/Information Pack

 

INSTITUTI AAB
APLIKO