Mia Krajcar fitoi çmimin kryesor të PITF 2017, “Unaza e Faruk Begollit”

23 Tetor 2017

Në ceremoninë finale të mbrëmjes së sotme, e cila u transmetua direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), me ndarjen e çmimeve, Festivali të parë Ndërkombëtar i Teatrove në Kosovë “Prishtina International Theater Festival 2017” (PITF 2017), përmbylli me sukses edicionin e parë të tij.

“Prishtina International Theater Festival 2017” ishte nismë e Kolegjit AAB, i cili e organizoi këtë festival me mjete vetanake.

Shfaqja nga Teatri i Prizrenit “Armiku i Popullit”, këtë edicion, rrëmbeu pesë çmime, ndërsa çmimin kryesor të këtij festivali e fitoi aktorja nga Kroacia, Mia Krajcar, e cila luan në shfaqjen “Dhe jetuan të lumtura…?”.

Kjo është lista e fituesve të çmimeve që u dhanë në “Prishtina International Theater Festival 2017”:

Drejtori i “Prishtina International Theater Festival 2017”, Ilir Tafa, i cili ndau edhe çmimin kryesor të këtij festivali në fjalën i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në jetësimin e këtij festivali, që ishin mbi 50, shumica e të cilëve ishin stafë dhe studentë të Kolegjit AAB.

Në këtë festival mori pjesë edhe aktori i mirënjohur Enver Petrovci, i cili ishte edhe pejsë e jurisë kryesore të këtij festivali. Ai në fjalën e tij tha se “vërtetë s’kemi bërë politikë, e kemi bërë me sinqeritet aq sa kemi pasur çmime. Ju uroj të gjithëve për çmimet që keni fituar”.

Petrovci foli edhe për organizatorët e këtij festivali, ku tha se të investosh në teatër është patriotizëm i madh i ditëve të sotme.

“Para se ta përmbylli vërtetë, desha t’i them dy fjali. Ta ndërtosh një teatër, siç është teatri “Faruk Begolli”, është si ta ndërtosh një xhami edhe një kishë, bile edhe më vështirë. Se për xhamia e kisha, njerëzit do të japin para, ndërsa teatrot i ndërtojnë mbretërit ose shtetet. Ky objekt është ndërtua me paratë vetanake. Fort mirë e di çka do të thotë ajo, do të kisha pas qef që edhe ju ta dini. Së paku, pak ta përjetoni se çka do me thanë të investosh para në një objekt që kurrë ato para nuk do t’i kthejë, pa kurrfarë interesi. S’guxoj me e harru anën shpirtërore të popullit, nuk është materialja. Ky njeri, Ilir Tafa, është patriot i ditëve të sotit. Urime për festivalin. Shpresoj që vitin e ardhshëm, ministria do t’i ndihmojë këta njerëz që investojnë në anën shpirtërore të popullit të vet”, tha aktori Enver Petrovci.

“Prishtina International Theater Festival 2017” (PITF 2017) është Festivali të parë Ndërkombëtar i Teatrove që është organizuar deri më tani në Republikën e Kosovës. Ky festival është realizuar nga Kolegji AAB me mjete vetanake. Në këtë edicion, që ishte edhe edicioni i parë i tij, “Prishtina International Theater Festival 2017” mblodhi gjashtë shfaqje të teatrove nga shtete të ndryshme.

Këto ishin shfaqjet pjesëmarrëse në këtë edicion të “Prishtina International Theater Festival 2017” (PITF 2017):

Ceremoninë finale të “Prishtina International Theater Festival 2017”, mund ta shikoni edhe në videon e më poshtë: 

Share: