Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, takoi studentët e Kolegjit AAB

Në kuadër të vizitës në Kosovë dhe takimeve me krerët më të lartë të shtetit, Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, ka takuar sot edhe studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB.

Në takimin me ministrin gjerman, studentët e AAB-së, kanë ndarë përvojën e tyre gjatë studimeve në institucionin më prestigjioz të arsimit të lartë në vend, si dhe kanë folur për trajnimet dhe përgatitjen praktike profesionale që po e marrin qoftë përmes fakultetit qoftë përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, i cili ofrohet ekskluzivisht vetëm në Kolegjin AAB.

Ata i kanë shpjeguar ministrit Spahn, se tashmë janë në përgatitjet intensive për të jetësuar kontratat e nënshkruara më parë me punëdhënësit gjermanë ndërsa janë shprehur optimistë se do të arrijnë të ofrojnë shërbime profesionale.

Edhe në takimet me zyrtarët shtetërorë, ministri gjerman Jens Spahn ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë evropian.

Ndryshe, përmes Programit për Karrierë dhe Punësim i cili ofrohet në bashkëpunim me kompanitë shëndetësore gjermane dhe Institutin e Gjuhëve Lingua, qindra studentë tashmë janë në procedurë e sipër për t’ iu bashkuar sistemit shëndetësor në Gjermani, si profesionistë të fushës.

Ajo që e bën më të veçantë këtë marrëveshje është edhe njohja e drejtpërdrejtë e diplomës së Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, për të gjithë kandidatët që kanë mbaruar edhe shkollimin e mesëm përkatës, gjë që nuk ofrohet nga institucionet e tjera.

INSTITUTI AAB
APLIKO