Motivi për sukses nuk mund të ndaloj askënd, studentja Lejdina Franca dëshmon më së miri këtë

15 Nëntor 2023
The motive for success cannot stop anyone, student Lejdina Franca proves this best

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Lejdina Franca, është shembull i motivit, vullnetit dhe angazhimit për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Lejdina e pasqyroi Kolegjin AAB si vend ku realizohen ëndrrat për të cilat ajo punon çdo ditë dhe ndjehet e barabartë me gjithë të tjerët, falë hapësirës që është krijuar për të si studente.

“Infrastruktura e kolegjit ofron komoditet të mjaftuar dhe mundëson lirshëm lëvizjen time në çdo cep të objektit dhe kjo shërben në mbarëvajtjen e rregullt të të gjitha aktiviteteve mësimore. Stafi i AAB-së çdoherë është mbështetës dhe kjo tregon profesionalizëm të lartë pasi bën rrugëtimin tim më të bukur. Andaj rekomandimi im për studentët në veçanti me aftësi të kufizuara është të zgjedhin AAB-në për ta përjetuar personalisht fillimin e një udhëtimi sa të bukur aq edhe motivues”, u shpreh Lejdina.

Kolegji AAB trajton në mënyrë të barabartë të gjithë studentët ndërsa infrastruktura përkon me nevojat specifike të secilit prej tyre, e tërë kjo që të krijojmë ambientin më ideal për ta realizuar deri në fund rrugëtimin akademik.

Share: