Mundësi për punë sezonale edhe në Turqi për studentët e AAB-së

29 Dhjetor 2018

Kolegji AAB si institucioni më i madh jopublik vazhdon të jetë nga institucionet më të kërkuara për bashkëpunim me kompani të ndryshme. Së fundmi, Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Ayt Career” nga Turqia, përmes së cilës studentëve të Kolegjit AAB do t’ u mundësohet punësim sezonal.

Studentët do të kenë mundësi që përmes agjencionit “Alba Berisha Consulting”, si ndërmjetësues i kësaj marrëveshjeje të gjejnë punë në fushën e turizmit në bregdetin turk, gjatë periudhës së sezonit veror.

Kjo marrëveshje është mirëpritur jashtëzakonisht mirë  edhe nga studentët sepse përmes saj ata do të kenë mundësi që krahas punës të njihen edhe me botën, duke pasur parasysh që bregdeti turk vazhdon të jetë nga më atraktivët në botë nga turistë gjithandej globit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share: