Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit “Javascript” në Kolegjin AAB

5 Mars 2024

Me rastin e përfundimit të trajnimit dymujor “Javascript” janë ndarë certifikatat për studentët dhe maturantët pjesëmarrës.

Trajnimi u mbajt në Kolegjin AAB nga Benet Nezaj, ndërsa u tregua interesim i madh për pjesëmarrje nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija falënderoi të gjithë për pjesëmarrje, derisa theksoi rëndësinë që përbëjnë këto trajnime të cilat organizohen vazhdimisht nga Kolegji AAB.

Share: