NDI certifikoi studentët e AAB-së të cilët monitoruan mediat në zgjedhjet e 6 tetorit

Sot në Kolegjin AAB u bë ndarja e certifikatave nga NDI për studentët e Fakultetit të Administratës Publike dhe të Fakultetit të Komunikimit Masiv, të cilët e kanë përfunduar me sukses punën vullnetare në këtë institucion. Studentët e angazhuar në këtë bashkëpunim ndërmjet Kolegjit AAB dhe NDI, kanë bërë monitorimin e mediave tradicionale dhe sociale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit në vendin tonë.

Në fjalën e tij drejtori i NDI-së, Alexander Chavarria u shpreh mjaft i kënaqur me studentët e Kolegjit AAB të cilët ishin pjesëmarrës. Ai po ashtu shprehu konsideratë për Kolegjin AAB për mundësitë që iu ofron studentëve duke potencuar se Kolegji AAB ka një vizion të qartë përpara. Chavarria gjithashtu potencoi gatishmërinë e NDI që të vazhdojë bashkëpunimin me AAB-në.

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Administratës Publike, prof.ass.dr. Petrit Bushi, i falënderoi përfaqësuesit e NDI për mundësinë e ofruar për studentët tanë, duke i falënderuar gjithashtu edhe studentët të cilët ishin pjesemarrës.

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) është një organizatë jofitimprurëse, jopartiake, jo-qeveritare, që i përgjigjet aspiratave të njerëzve në mbarë botën për të jetuar në shoqëri demokratike që njohin dhe promovojnë të drejtat themelore të njeriut.

INSTITUTI AAB
APLIKO