NDI ndau mirënjohje për studentët e AAB-së

12 Prill 2021

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Ermir Shabani dhe Arbëresha Aliçkaj, sot u nderuan me mirënjohje nga NDI (National Democratic Institute) për kontributin e dhënë në kuadër të Javës së Gruas 2020.

Në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve, Pajtim Gashi nga NDI falënderoi Kolegjin AAB dhe në veçanti Fakultetin e Shkencave Kompjuterike për bashkëpunimin tashmë disa vjeçar në përkrahje të projektit “Java e Gruas” (Week of Women) që organizohet për të disatën herë me radhë.

Nga ana tjetër, studentët Ermir Shabani dhe Arbëresha Aliçkaj shprehën falënderimin e tyre për mirënjohjet e ndara për ta dhe njëkohësisht u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen në këtë projekt dhe mundësinë për të dhënë kontributin e tyre profesional.

Ermiri dhe Arbëresha ishin pjesë e ekipit të studentëve në krijimin dhe mirëmbajtjen e webfaqes së “Javës së Gruas 2020”, aktivitet ky ndërkombëtar ku morën pjesë edhe figura eminente nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine K. Albright.

Share: