Në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj u zhvillua punëtoria “Ndërmarrësi i suksesshëm dhe hartimi i planit të biznesit”

19 Nëntor 2022

Është organizuar punëtoria me temën “Ndërmarrësi i suksesshëm dhe hartimi i planit të biznesit” në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj me të ftuar prof. Pleurat Mustafa.

Hapjen e kësaj punëtorie e bëri drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, prof. ass. dr. Shaqip Bytyqi, i cili njoftoi studentët paraprakisht për temën e diskutimit, shoqëruar nga prof. Lulzim Shabani dhe prof. Ali Ismajli.

Ndërsa i ftuari prof. Pleurat Mustafa, tregoi detajisht për ndërmarrësinë dhe se si të bëhet një hartim i planit të suksesshëm për biznes.

Me këtë rast studentët pjesëmarrës treguan se tanimë kanë biznese private apo kompani të ndryshme dhe të tjerët veçse kanë finalizuar idetë për hapje të bizneseve.

Share: