Nesër hapet Ekspozita Kolektive Tradicionale e Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës në Kolegjin AAB

24 Maj 2018

Në Kolegjin AAB, nesër (e premte) më 25 maj 2018 do të bëhet hapja e “Ekspozitës Kolektive Tradicionale” me përformancen e studentëve të Arteve dhe Arkitekturës të këtij kolegji.

Hapja solemne e kësaj ekspozite nis me fillim nga ora 12:00 në teatrin e AAB – së “Faruk Begolli”, ndërsa vazhdon me vizitën e ekspozitës në objektin e II-të te Kolegjit AAB.

Ekspozita është e hapur për të gjithë të interesuarit!

Ju mirëpresim!

Share: