Në Kolegjin AAB u mbajt aktiviteti “Talk to the native”

5 Prill 2016

Në Fakultetin e Gjuhës Angleze, dega në Ferizaj, të Kolegjit AAB, u mbajt aktiviteti “Talk to the native” ku ligjëruan profesorët amerikanë me funksione në Bondsteel, të cilët si pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë realizuan  aktivitete vullnetare për studentë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që studentët të kenë mundësi që njohuritë dhe aftësitë e tyre t’i zhvillojnë dhe praktikojnë edhe me profesorë e individë që gjuhë amtare kanë gjuhën angleze.  Mysafirët prezentë treguan gatishmëri dhe realizuan komunikim interaktiv me studentët e pranishëm në takimin e mbajtur.

“Gjatë këtij aktiviteti studentët patën mundësi që përmes prezantimeve, lojërave  në grupe dhe komunikimit me njëri tjetrin të gjejnë kënaqësi gjatë mësimeve si dhe të mësojnë rreth një kulture të re”, ka thënë organizatorja e këtij aktiviteti,  tutorja Krenare Çerkini. 

Profesorët e ftuar u mirëpritën nga stafi i AAB-së, duke planifikuar së bashku edhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Share: