Në Kolegjin AAB u mbajt tryeza “Dëgjo, Beso, Mbështet”

11 Dhjetor 2020

Kolegji AAB ka organizuar sot tryezën e rrumbullakët kundër dhunës ndaj gruas “Dëgjo, Beso, Mbështet”, pjesë e së cilës ishin disa nga gratë e suksesshme të Kosovës.

Hapjen e kësaj tryeze e bëri Venera Llunji, prorektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB.

Pjesëmarrëset e tryezës “Dëgjo, Beso, Mbështet”, avokuese të të drejtave të grave, ndanë përvojat nga rastet e dhunës në familje, por u diskutua edhe për atë se çka duhet bërë në këtë drejtim.

Ish Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se strehimoret që i strehojnë gratë e dhunuara janë në gjendje të rëndë, dhe se shifrat e grave që e paraqesin dhunën në organet kompetente po rriten çdo ditë.

Zana Hamiti, drejtoreshë e Qendra për mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, tha se 1 në 10 gra në vendin tonë janë të punësuara dhe se disa nga këto gra humbin vendin e punës pas lindjes. Hamiti njoftoi se rastet e dhunës në familje janë rritur dukshëm nga marsi, pra që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa, Radie Hoxha, gazetare në Radio Kosovë ndau tre nga shumë raste që janë lajmëruar në radio për dhunë në familje, dhe se shteti nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë.

Erblina Dinarama, drejtoreshë e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, në këtë tryezë deklaroi se numri i grave të lajmëruara në shtëpi është i lartë dhe ka tejkaluar kapacitetet. Sipas saj, aty aktualisht ka 20 shtretër, ndërsa 32 gra. Ajo apeloi që së paku deri në janar shteti i Kosovës ta mbështesë këtë shtëpi sepse pas këtij muaji kjo shtëpi rrezikon të mos ketë financa të mjaftueshme.

Lauresha Ramadani, profesoreshë e Informatikës në Kolegjin AAB ngriti një çështje tjetër, atë të “dhunës” përmes rrjeteve sociale, mos respektimin e privatësisë së vajzave dhe shpërndarjen e fotove/videove private.

Ramadani ka theksuar se shteti duhet të marrë masa ndaj personave që pa të drejtë qasen në rrjetet e tyre personale dhe i keqpërdorin ato.

Për pjesëmarrëset e tryezës “Dëgjo, Beso, Mbështet”, Sanjije Murati dhuroi librin e shkruar me rrëfime personale të grave nga Organizata “Ngo Lady”.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19