Në Kolegjin AAB u pritën profesorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Savonias në Finlandë, prof. Jorma Korhonen dhe prof. Virpi Oskanen

13 Maj 2022

Profesorët finlandezë u pritën nga prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim, Prof. Venera Llunji me të cilën diskutuan për realizim të marrëveshjes së nënshkruar me këtë universitet përmes projekteve të cilat do të realizohen, shkëmbimit të studentëve dhe stafit, ligjeratave të përbashkëta si virtuale ashtu edhe vizitave të cilat do të organizohen për ligjërues vizitorë por edhe planifikimi i vizitave studimore për studentët nga të dy palët përmes shkollave verore ose dimërore. Në takim u bisedua për organizim edhe të aspektit shkencor dhe mundësisë për konferenca të përbashkëta por edhe mundësi të ndryshme të organizimit të studimeve me diploma të përbashkëta. Ky aspekt u mbulua nga prorektorja për shkencë dhe hulumtime, prof. Uranela Demaj. Në takim mori pjesë edhe zyrtarja për projekte dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Erëza Mehmeti.

Profesorët finlandezë vizituan hapësirat e Kolegjit AAB dhe treguan entuziazëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e Kolegjit AAB.

Share: