Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Lyuben Karavelov”  nga Sofja e Bullgarisë

14 Qershor 2019

Fakulteti i Arteve dhe Arkitekturës në Kolegjin AAB ka shënuar edhe një hap të rëndësishëm me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Arkitekturës të Universitetit “Lyuben Karavelov”  në Sofje të Bullgarisë.

Delegacioni i Universitetit “Lyuben Karavelov”, në krye me rektorin e këtij universiteti, prof.arch. Borislav Borisov, u pritën në Kolegjin AAB nga zv.rektori për çështje akademike, prof.dr. Shemsedin Vehapi dhe profesori Bujar Demjaha, ku edhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit mbi të gjitha parasheh shkëmbimin e studentëve të Kolegjit AAB dhe anasjelltas. Po ashtu marrëveshja ka për qëllim të zgjerojë bashkëpunimin e Universitetit “Lyuben Karavelov”me Kolegjin AAB në organizimin e tryezave akademike, konferencave shkencore, çështjet arkitektonike rajonale, shkëmbimin e ndërsjellë të stafit akademik, etj..

Ky bashkëpunim u mbështet edhe nga Oda e Arkitektëve në Bullgari.

 

Share: