Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Elkos Group

10 Mars 2022

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit reciprok mes tyre, Kolegji AAB dhe Elkos Group tashmë janë partner për të zhvilluar interesa të përbashkëta që kontribuojnë në promovimin e të dyja palëve.

Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji dhe dy përfaqësueset e Elkos Group Zana Lipoveci-Kastrati dhe Donjeta Kelmendi-Mujaj.

Ndër të tjera, në kuadër të këtij memorandumi të bashkëpunimit parashihet angazhim për mundësi punësimi, praktikë për studentët e Kolegjit AAB, ligjërata dhe panaire, tryeza të përbashkëta dhe implementim i aktiviteteve të ndryshme.

Share: