Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe OJQ-së 4-H Kosova

24 Shkurt 2022

Dje, në Kolegjin AAB, prorektorja Venera Llunji dhe Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së 4-H Kosova, Çlirim Sheremeti, nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes palëve për programin e titulluar “Empower Kosovo Youth Identity”. Ky program është i financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe synon të përgatisë 120 të rinj të Kosovës përmes zhvillimit personal dhe profesional që të jenë të aftë për të kontribuar në të ardhmen e vendit tonë. Në mënyrë të veçantë, ky program do t’i pajisë të rinjtë e Kosovës me shkathtësi dhe aftësi të nevojshme të marketingut digjital sipas kërkesës së tregut.

Programi do zgjasë gjithsej 11 muaj dhe do përfshijë aktivitete të ndryshme të aftësimit të të rinjëve, siç janë videot edukative, fushatën për promovimin e Kosovës sipas motos “Kosova është shtëpia ime” dhe angazhimin në organizata dhe iniciativa të ndryshme për të mirën e shoqërisë.

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit më të sukesshëm do përfitojnë mundësi për praktikë/internship në fushën e marketingut digjital, në kompani të ndryshme të Kosovës, dhe mundësi për punësim më afatgjatë.

Share: