Nesër në hapësirat e Kolegjit AAB nis ngjarja botërore Global Game Jam 2020

30 Janar 2020

Kolegji AAB do të jetë njëri nga partnerët kryesorë, në edicionin e dytë të ngjarjes botërore për krijimin e lojërave kompjuterike, Global Game Jam 2020.
Kjo ngjarje në të cilën Kosova po merr pjesë për herë të dytë organizohet nga Girls Coding Kosova, ndërsa do të mbahet nga 31 janar – 02 shkurt 2020.
Eventi është një Hackathon që do të mbahet në hapësirat e Kolegjit AAB, ku brenda 48 orësh pjesëmarrësit duhet të krijojnë lojërat e tyre dhe ato të publikohen online në faqen zyrtare të Global Game Jam.
Global Game Jam është ngjarja më e madhe në botë e krijimit të lojërave, ndërsa në këtë edicion do të marrin pjesë 119 shtete, me mbi 30 mijë pjesëmarrës të regjistruar deri tani.

 

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19