Nesër në Kolegjin AAB diskutohet për pozitën dhe rolin e gruas në shoqërinë bashkëkohore

Të nderuar studentë, 

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Fakulteti Juridik organizon tryezën me temën: “Pozita dhe roli i gruas në shoqërinë bashkëkohore”.

Të ftuar për të diskutuar në këtë temë, janë:


znj. Lirie Kajtazi, zv. kryesuese Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Republikës së Kosovës;
z. Hilmi Jashari, Avokat i Popullit të Kosovës;
znj. Xhevahire Izmaku, deputete;
znj. Laura Pula, Prokuroria e shtetit;
znj. Tahire Haxholli, Njësia e dhunës në Familje, Policia e Kosovës;
znj. Nora Dobruna, Zyra per ndihme juridike falas, dhe
znj. Valbona Rizvanolli, OJQ, “Gratë aktive te Gjakovës “ FAGJ.


Aktiviteti mbahet në Qendrën Mediale, Kolegji AAB, kati i tretë.

Ju mirëpresim!

INSTITUTI AAB
APLIKO