Nesër nis rrugëtimin edicioni i IV-të i Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Prishtinës #PITF2020

18 Dhjetor 2020

“The Show Goes On…” do të jetë motoja e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, PITF 2020, që organizohet nga Kolegji AAB dhe Teatri AAB “Faruk Begolli”.

Në konferencën e organizuar për media, drejtoresha artistike e Festivalit PITF 2020, Burbuqe Berisha bëri të ditur se në kuadër të programit garues të këtij edicioni, në skenat e dy teatrove do të ngjiten trupa teatrale nga Bullgaria, Kroacia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ajo, theksoi poashtu se për shkak të situatës pandemike dy herë është anuluar mbajtja e këtij festivali, derisa tregoi se gjithçka do të realizohet nën kujdes të shtuar dhe në përputhshmëri me masat e rekomanduara nga IKSHPK.


PITF 2020 që fillon nga nesër do të zgjasë deri të mërkurën më 23 dhjetor, kur do të mbahet edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve. Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të rezervoni vendin tuaj në këtë festival dhe të shijoni magjinë e tij për pesë ditë radhazi.

Share: